×
  • Sport
  • Sport

    La Liga e pamëshirshme ndaj Barcelonës, ia ulë buxhetin e pagave- Real Madridit ia mundëson të shpenzoje 500 milionë më shumë

    Insajderi
    21 February 2024 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e La Ligës ka njoftuar për kufizime të reja pagash për klubet spanjolle pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror. Nga kjo u dëmtua më së shumti klubi gjigant katalunas, FC Barcelona.

    Vetëm një vit më parë, Barcelona i mundsua të shpenzonte 648 milionë euro për paga. Këtë verë ajo u ul në 270 milionë, ndërsa nga dje iu është kufizuar në 204 milionë euro.

    Tifozët e Barcelonës kanë shprehur mllefin e tyre, meqë La Liga ua mundësoi Real Madridit të shpenzojë gjysmë miliardë më shumë për paga të futbollistëve.

    Buxheti i pagave të Los Blancos nuk ka ndryshuar në krahasim me fillimin e sezonit dhe arrin në 727 milionë euro brenda vitit.

    Siç parashohin rregullat e ligës spanjolle në lidhje me kufijtë e buxhetit të pagave, Barcelona mund të shpenzojë më shumë para nëse iu rriten të ardhurat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark