Insajderi
Sport

La Liga i ‘zgjedh’ golat më të mirë të Vedat Muriqit këtë sezon

Insajderi
03 April 2026 - 21:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
La Liga i ‘zgjedh’ golat më të mirë të Vedat Muriqit këtë sezon
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është një nga lojtarët më të mirë në La Liga këtë edicion.

“Pirati” dardan ka shënuar 18 gola në elitën e futbollit spanjoll në sezonin 2025/26 me fanellën e Mallorcës.

Përpos 18 golave, Muriqi e ka edhe një asistim.

La Liga ka postuar në faqen e saj zyrtare një postim të veçantë për Vedat Muriqin, duke i zgjedhur golat e tij më të mirë në garën e sivjetme.

“Pirati i Mallorcës”, shkruan La Liga, teksa ka postuar në “Instagram” një numër të golave të Muriqit.

Vedat Muriqi rikthehet në aksion me Mallorcën nesër, e shtunë, ndaj Real Madridit, me ndeshjen që luhet në “Son Moix” nga ora 16:15


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark