La Pen kundër bombardimeve të SHBA-ve në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    La Pen kundër bombardimeve të SHBA-ve në Siri

    Insajderi
    07 April 2017 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marine Le Pen, kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Francës, ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump, për urdhërimin e bombardimit të bazës ajrore të Sirisë.

    Le Pen, deri më tani kishte deklaruar se admiron presidentin Trump, duke i quajtur ideologjitë e tyre identike, mirëpo kjo ndryshoi me urdhrin e presidentit amerikan për bombardim të Sirisë.

    “Jam e befasuar sepse Trump pati deklaruar se nuk ka për qëllim që SHBA të jetë polic i mbarë botës më, mirëpo pikërisht këtë e bëri dje”, ka thënë kandidatja e ekstremit të djathtë për televizionin France 2.

    SHBA, ka nisur sulmin ndaj regjimit të presidentit siran, Bashar al-Assad, si ndëshkim për sulmet e dyshuara me armë kimike ndaj civilëve, transmeton Express.

    Ndërsa, Le Pen ka thënë se do në vend të sulmeve do të duhej në niste një hetim i pavarur ndërkombëtar lidhur me armët kimike që thuhet se janë përdorur të martën nga forcat e Assadit.

    “Nuk dua të përsëriten ngjarjet si në Irak e Libi, ku intervenimi i Perëndimit solli vetëm kaos dhe përfundoi më forcimin e organizatave terroriste”, shtoi ajo.

    Le Pen, e cila kishte përkrahur fitoren e presidentit amerikan dhe largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropa, po zhvillon një garë të ashpër me kandidatin e qendrës, Emanuell Macron, të ndjekur nga kandidati konservator, Francois Fillon./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark