Labi i revoltuar pyet: Pse nuk vdiq asnjë zyrtar i shtetit nga koronavirusi? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Labi i revoltuar pyet: Pse nuk vdiq asnjë zyrtar i shtetit nga koronavirusi?

    Insajderi
    05 February 2021 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari, Labinot Tahiri ende i qëndron prapa deklaratës së tij.

    Së fundi, ka reaguar me disa postime në rrjete sociale për fushatat e mbajtura nga politikanët në të cilat po shkaktohet një grumbullim i madh i njerëzve.

    Reagimi i tij ishte se përse nuk i lejojnë mbajtjen e dasmave dhe ahengjeve përderisa fushatat po lejohen, lidhur me këtë postim një ndjekës i ka shkruar një mesazh se policia i kanë dënuar vetëm se kanë qenë 10 persona duke festuar ditëlindjen.

    ““Po de po!! Na kem 10 veta tu festu ditëlindje u dënum ka 35 euro e kur i përmendem këta na qiten jasht policët haj ishalla”, ka shkruar ndjekësi, ndërsa Labi i ka kthyer përgjigje.

    “Mësohuni me luftu padrejtësinë që ua shkakton politika e mbrohuni nga vetvetja juaj gjithmonë me njëri-tjetrin. Dje me polici i varrosnin të dashurit e juaj pa fije mëshire , sot dalin nëpër fushata të njëjtit polic nepër dubime pa asnjë fije mëshire! O njerëz, sot ndoshta ju dukem jo i drejtë por nesër do ta shihni vetë se si do ju trajtojnë . Pa dyshim se një lloj sëmundje ishte që infektonte njerëzit por pse nuk vdiq asnjë njeri shtetëror as në perëndim as tek ne Zoti ju bekoftë Labi”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark