Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.
Brenda 24 orëshit të fundit janë regjistruar 418 raste të reja me koronavirus, kurse katër persona humbën jetën.
Pas këtyre shifrave, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri, i cili me anë të një postimi në Facebook, thotë se janë shifra të pasakta që jepen për të infektuarit si dhe për dënimet e qytetarëve.
Ai shton se këto janë gënjeshtra të trupshme, vetëm për ta nënshtruar një popull të tërë, të cilit nuk po i dalin në ndihmë, por po e kërcënojnë me mbyllje totale.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Shifra tê paskta të rasteve që i japin kinse me të semurë, apo infektime ku LABORATORËT PRIVAT nuk japin raportime vet e thanë ata që janë në ministrinë e shëndetsisë!!
Shifra të pa sakta që i japin për denime ku i denojnë qytetarët , janë të pa sakta!
Këta nuk po e din për 2 milion euro se si janë vjedhur dhe akoma janë në hetime e që dihet sakt se si janë vjedhur, e po e dinë se a jam unë apo ti me kovid a jo!!!
RRENA TË TURPSHME VETËM ME E NENSHTURA NJE POPULL TË CILIT NUK I DALIN NË NDIHMË DHE ME KERCNIM ME MBYLLJE TOTALE!
Skllaverimi nuk behet ndryshe!!
QELNI SYTË MIRË SE BILL GATES NUK KUJDESET PËR JETËN DHE SI TË JETOJË FEMIJU JUAJ.
Labi- Kosovë e Shqipêrisë!”.