Insajderi
Show

Labi tregon për çka do ta linte Big-un: Nëse vdes ajo…

Insajderi
26 November 2025 - 09:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Labi tregon për çka do ta linte Big-un: Nëse vdes ajo…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Labinot Rexha ka treguar një rast prekës të familjes së tij.

Teksa qëndronte në oborr me konkurrentët e tjerë, ai tha se gjyshen e ka shumë të sëmurë, dhe për herë të parë nuk e njohu kur u përshëndet për të hyrë në Big Brother VIP Kosova.

Pos tjerash, Labi tha se arsyeja e vetme që do ta linte shtëpinë, do të ishte nëse vdes gjyshja e tij.

“Gjyshen e kam shumë të sëmurë. Që shtatë vjet është në shtrat. Është hera e parë kur unë e përshëndeta dhe ajo nuk më njohu. Dhe nëse më thonë që ajo [ka vdekur] e lë lojën, përndryshe nuk e lë lojën kurrë. Sepse ajo më ka rritë mua. Unë nuk kam babë, e ajo është aroma jeme”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark