Insajderi
Showbiz

Labinot Rexha ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait

Insajderi
20 March 2026 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Labinot Rexha ngushëllon Elijonën për humbjen e xhaxhait
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një raporti jo të mirë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet e së kaluarës.

Këngëtari ka reaguar përmes rrjeteve sociale për të ngushëlluar ish-banoren Elijona, pas humbjes së xhaxhait të saj. 

Edhe pse gjatë lojës ata nuk kanë pasur marrëdhënie të mira, Labinoti ka reaguar për humbjen e ish-banores.

Përmes një InstaStory, ai ka ndarë një mesazh prekës, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit pranë njëri-tjetrit pavarësisht situatave.

“Pavarësisht lojës, njeriu duhet të mbetet gjithmonë human. Ne jemi shqiptarë dhe duhet të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në çdo moment. Ngushëllime familjes Binakaj – Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet”.

Labi tregoi se përtej lojës dhe konflikteve, respekti dhe dhimbja njerëzore mbeten mbi gjithçka.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark