Insajderi
Show

Labinot Tahiri deklaron publikisht tatimet e paguara

Insajderi
30 July 2026 - 16:41
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Labinot Tahiri deklaron publikisht tatimet e paguara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtari Labinot Tahiri ka publikuar tatimet që i detyrohet shtetit si këngëtar. Sipas tij, shtetin nuk e mban vetëm politika, shtetin e mbajnë edhe njerëzit e vet.

“Prej vitit 2004 deklaroj për shtetin tim kur Kosova ende nuk e kishte Pavarësinë e saj! Unë turpërohem nëse nuk kontribuoj. Dikur nuk kemi pasur shtet, e unë para luftës kam shit cigare dhe sot nese e kam bere nje para perse mos me i kry obligimet ndaj shtetit kur polici dhe inspektori tatimor me thonë miredita e jo; ” dajmi liçbakartu””, deklaroi ndër të tjera këngëtari Tahiri.

Ai ka publikuar disa fatura tatimore, ku shihet se në njërën prej tyre ka paguar shtatë mijë euro, e në një tjetër afro 17 mijë euro vetëm TVSH.

“Vëllezër e motra, një ditë kam me vdek edhe unë, por nëse na ligët shteti, fajtorë jemi edhe ne. Ne e mbajmë Kosovën dhe trojet tona nëse punojmë me zemër dhe me përgjegjesi”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark