Laerti për shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Laerti për shuplakën e Jozit ndaj Gjestit: E tmerrshme, këtij të voglit hallall i qoftë

    Insajderi
    17 April 2025 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët.

    Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

    Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.

    Aktori shqiptar thotë se ishte një gjë e tmerrshme, por që bravo i qoftë këngëtarit pejan që e kaloi aq shpejtë.

    “Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”, tha ai, referuar Jozit.

    Lexo po ashtuIsh-banori me akuza për Laertin dhe Rozanën: E panë të shtrirë Gjestin dhe nuk vajtën t’ia jepnin as dorën

    “Ktij të voglit bravo i qoftë që e kaloi aq shpejt, ajo ishte e tmerrshme. Vandalizëm i gjallë”, theksoi ndër të tjerash Vasili.

    Pritet të shihet të shtunën se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark