Laerti tha se është grek, reagon ashpër Stresi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Laerti tha se është grek, reagon ashpër Stresi

    Insajderi
    08 April 2025 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka reaguar sërish ndaj zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij për një nga banorët aktualë – aktorin Laert Vasili.

    Përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram, Stresi ka ndarë një video-intervistë të realizuar disa vite më parë, ku Laerti deklaron se është me origjinë greke.

    Kjo deklaratë ka shkaktuar reagim të fortë nga ana e reperit, i cili nuk ka kursyer kritikat.

    “Nuk ke faj ti, por ata që të votojnë”, shkroi ndër të tjera Stresi, duke e shoqëruar postimin me tone të ashpra ndaj aktorit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark