×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak: Pres që Vuçiqi e Kurti të bien dakord për hapat konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes

    Insajderi
    14 May 2023 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimet e fundit që i zhvilloi në Kosovë dhe Serbi.

    Lajçak, përmes një postimi në Facebook, tha se në takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka theksuar nevojën e fokusimit të plotë në normalizim dhe në zabtimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit.

    “Ndalesa ime e parë ishte në Prishtinë, ku u takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi. Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

    Në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka disktuar për rrugën që duhet ndjekur në zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit.

    Lajçak shtoi se pret që Vuçiq dhe Kurti të bien dakord për hapa konkretë drejt zbatimit të marrëveshjes.

    “Gjatë takimit tonë, ne diskutuam rrugën përpara për zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe aneksit të saj të 18 marsit për t’u përgatitur për takimin në Bruksel që do të zhvillohet nesër. Pres që të dy kryenegociatorët të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat konkretë të ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes”, ka shkruar ai.

    Emisari evropian tha se gjatë vizitës në veri të Kosovës ka rithekuar nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark