×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lajçak: Prezantimi i draft-statutit për Asociacionin i detyrueshëm në takimin e dy majit  

    Insajderi
    27 April 2023 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak në një intervistë të dhënë për mediumin sllovak “Dennikn” ka thënë se është e rëndësishme që në takimin e 2 majit në agjendë do të jetë fillimi i procesit të krijimit të Asociacionit, ku do të prezantohet drafti për statutin, që sipas tij është hapi i parë i detyrueshëm i Kosovës.

    Tutje Lajçak ka thënë se thelbi i Marrëveshjes së Ohrit ka qenë që Serbia të shpërbënte strukturat paralele në Kosovë, si policinë dhe gjyqësorin, e që sipas tij një gjë e tillë u bë.

    “Thelbi i asaj marrëveshjeje ishte se Serbia nga njëra anë do të shpërbënte strukturat paralele në Kosovë, kryesisht policinë dhe gjyqësorin, të cilat më pas do të bëheshin pjesë e sistemit juridik të Kosovës. Dhe në anën tjetër, Kosova do të krijojë një Bashkësi të komunave serbe. Pjesa e parë ndodhi, e dyta jo. Nuk dua të shkoj në të kaluarën dhe të vlerësoj pse ndodhi”, tha Lajçak.

    Përfaqësuesi special i BE-së, ka thënë se lidhur me formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do t’i përmbahen modeleve evropiane, dhe për të është e rëndësishme që më në fund të kuptohet se cilat janë kompetencat e tij.

    “Qëllimi është përcaktimi i statusit ligjor të serbëve të Kosovës dhe të pakicës serbe në Kosovë. Ne e shohim këtë si një mundësi për të qartësuar disi marrëdhëniet ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Dhe në të njëjtën kohë të definohet roli i Serbisë në mbështetjen e serbëve të Kosovës. Është një temë e ndjeshme, flitet shumë për të, por për mua është e rëndësishme që më në fund të fillojmë të përcaktojmë se çfarë do të thotë komuniteti, cili do të jetë statusi i tij, cilat do të jenë kompetencat e tij. Ne do t’i përmbahemi modeleve ekzistuese evropiane”, u shpreh Lajçak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark