Insajderi
Botë

Lajçak takoi këshilltarin e Macronit për dialogun, tregon çfarë folën

Insajderi
13 September 2022 - 19:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajçak takoi këshilltarin e Macronit për dialogun, tregon çfarë folën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot është takuar me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të presidentit francez Emanuel Macron, për dialogun.

Lajcak përmes një postimi në Twitter tha se është i lumtur për takimin që pati me të, për të cilin thotë se diskutuan për vizitën e tyre të fundit në Prishtinë e Beograd.

Tutje, emisari special i BE’së thotë se temë e diskutimeve ishin edhe hapat e ardhshme për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shumë i lumtur që u takova me Emmanuel Bonne, këshilltarin kryesor diplomatik të Presidentit Macron, sot në Paris. Ne folëm për vizitën tonë të fundit në Prishtinë dhe Beograd, si dhe për zhvillimet aktuale dhe hapat e ardhshëm. Faleminderit Francës për mbështetjen e fortë në punën time”, tha Lajcak.

Kujtojmë se Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Bonne, për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark