×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak thotë se ka informacione ku po mbahen tre policët

    Insajderi
    15 June 2023 - 23:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë disa informacione ku po mbahen policët kosovarë.

    Tre policisë kosovarë të mërkurën u kidnapuan nga forcat serbe.

    Për këtë, Lajçak ka thënë se kanë kontakte me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

    “Ne kemi më shumë nevojë të dimë se çfarë ka ndodhur. Kemi disa informacione dhe jemi duke mbajtur kontakte me të dyja palët”, ka thënë shkurtimisht teksa shtoi se po presin që palët të paraqesin provat.

    Për këtë çështje ka pasur reagim edhe nga departamenti i shtetit, duke kërkuar që policët të lirohen pa kushte.

    Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kjo çfarë ka bërë Serbia është rrëmbim.

    Institucionet e Kosovës nuk e dinë vendndodhjen e policëve kosovarë, të kidnapuar nga forcat serbe.

    Ndërkaq, KFOR’i ka deklaruar se nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast, poqë kidnapimin nuk e ka njohur si të tillë duke e quajtur “arrestim”.

    Në të njëjtën formë e ka quajtur edhe Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

    Në anën tjetër, në Kosovë opozita po kërkon më shumë veprime nga pushteti që të ndihmojë në lirimin e policëve kosovarë.

    Për këtë rast, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka vizituar familjet e policëve të kidnapuar brenda territorit të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark