×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçaku në takim me Vuçiqin: Diskutuam për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë

    Insajderi
    07 June 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, së bashku me atë të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë takuar sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Në llogarinë e tij në Twitter, Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovës, njofton Klan Kosovë.

    “Në Beograd, Gabriel Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me Aleksandar Vuçiq për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark