Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe i Hoffenheimit, Albian Hajdari, ka pësuar një lëndim të ri, i cili pritet ta mbajë jashtë fushës për disa javë.
Klubi gjerman, Hoffenheim, ka njoftuar se mbrojtësi kosovar ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, duke humbur kështu mundësinë për të qenë i gatshëm në ndeshjet e ardhshme.
Sipas njoftimit të klubit, Hajdari ka lënduar fascien plantare, pjesën e shputës së këmbës, gjatë përgatitjeve për ndeshjen ndaj Besiktasit në Ligën e Evropës.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Hoffenheimi ka bërë të ditur se ylli i Kombëtares së Kosovës nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës gjatë javëve në vijim.
“Albian Hajdari ka pësuar një lëndim të fascies plantare (shputës) gjatë stërvitjes së djeshme dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme gjatë javëve në vijim”, thuhet në njoftimin e Hoffenheimit.
Gute Besserung, Albi! Albian Hajdari hat sich beim gestrigen Training an der Plantarfaszie verletzt und wird in den nächsten Wochen nicht zur Verfügung stehen. https://t.co/ztz7WjGRJR
— TSG Hoffenheim (@tsghoffenheim) October 14, 2026