Lajm i keq për Kurtin me mëngjes në ditën e madhe, deklarohet i irrituar deputeti Demiri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajm i keq për Kurtin me mëngjes në ditën e madhe, deklarohet i irrituar deputeti Demiri

    Insajderi
    15 April 2025 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grup deputetësh nga pakicat joshqiptare janë shprehur të pakënaqur me zërat që Duda Balje të ketë një post në ekzekutiv.

    Deputeti boshnjak, Rasim Demiri, ka thënë se ata do ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre në lidhje me krijimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

    Megjithatë, ai ka theksuar se do të votojë pro për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

    “Ju (mediat) e keni Duda Baljen. Ajo po vendos për gjithçka. Ende nuk kemi përfunduar diskutimet me kryeministrin. Sa i përket kryetarit të Kuvendit, besoj se do të votojmë pro, por për çështjet e tjera do të kërkojmë takim me kryeministrin. Nëse arrihet një marrëveshje, do të mbështesim edhe qeverinë, përndryshe jo”, ka thënë Demiri për Indeksonline.

    Ai gjithashtu kritikoi Duda Baljen, duke thënë se ajo ka marrë vetëm 400 vota dhe nuk ka të drejtë të flasë në emër të komunës së Reçanit.

    “Për komunën e Reçanit mund të flas vetëm Rasim Demiri, i cili ka marrë besimin e popullit. Vetëm unë mund të nënshkruaj një peticion për Zhubën. Ne jemi ata që luftojmë për komunën e Reçanit. Do të vendosim në organet e partisë për qasjen tonë ndaj opozitës,” përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark