×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Lajm i keq për Portugalinë – humb yllin e skuadrës për pjesën e mbetur të Botërorit

    Insajderi
    01 December 2022 - 18:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajm  i keq për Portugalinë. Mbrojtësi Nuno Mendes ka humbur Botërorin e Katarit. Shkak është bërë dëmtimi i fundit në ndeshjen ndaj Uruguajit, i cili si duket ka rezultuar më serioz nga sa pritej.

    Në këto kushte, trajneri Santos duhet të bëjë zgjedhje të tjera. 40 vjeçari luajti vetëm 20 minuta në këtë kompeticion, sakaq tashmë është i detyruar të bëj tifo për iberikët nga shtëpia.

    Portugalia është një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Katarit. Ndeshja e radhës është ndaj Koresë së Jugut, e programuar të luhet nesër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark