Insajderi
Insporti

Lajm i keq për Trepçën, Jaleen Riley pritet të rikthehet në finalen e dytë

Insajderi
12 May 2026 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajm i keq për Trepçën, Jaleen Riley pritet të rikthehet në finalen e dytë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bashkimi pritet të marrë një përforcim të rëndësishëm për ndeshjen e dytë finale ndaj Trepçës.

Ylli amerikan i prizrenasve, Jaleen Riley, sipas gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme në “Minatori”, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një shqetësimi të lehtë nga lëndimi.

Rikthimi i tij konsiderohet shumë i rëndësishëm për skuadrën prizrenase, duke pasur parasysh se Riley është një ndër koshashënuesit më të mirë të ekipit këtë edicion, me mesatare prej 16 pikëve dhe 3.1 asistimeve për ndeshje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark