Insajderi
Insporti

Lajm i mirë për Burnleyn: Armando Broja pritet të jetë gati ndaj Chelseat

Insajderi
20 November 2025 - 23:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajm i mirë për Burnleyn: Armando Broja pritet të jetë gati ndaj Chelseat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, ka folur para ndeshjes së së shtunës në Premier League kundër Chelseat në “Turf Moor”, duke dhënë një përditësim të rëndësishëm për gjendjen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja.

Broja u largua me barelë gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Anglisë të dielën, duke shkaktuar shqetësim te klubi anglez.

Megjithatë, Parker konfirmoi se situata duket shumë më pozitive se sa ishte menduar fillimisht.

“Shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën. Gjithçka që kemi marrë si përgjigje është shumë pozitive. Ka qenë në stërvitje dhe sot – do të shohim si do të jenë gjërat nesër. Por për momentin, duket shumë mirë. Jam i kënaqur që s’është asgjë serioze”, u shpreh Parker.

Burnley pret Chelsean në një ndeshje të rëndësishme për pikë, dhe rikthimi i mundshëm i Brojës do të ishte një shtysë e madhe për skuadrën e Parkerit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark