Insajderi
Insporti

Lajm i mirë për Fenerbahçen, Muriqi rikthehet në stërvitje

Insajderi
10 July 2026 - 12:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajm i mirë për Fenerbahçen, Muriqi rikthehet në stërvitje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vedat Muriqi ka bërë përparim të madh në procesin e rikuperimit dhe pritet të rikthehet së shpejti në fushë me fanellën e Fenerbahçes.

Sipas raportimeve në mediat turke, trajtimi i sulmuesit kosovar po ecën sipas planit, ndërsa ai pritet të jetë pjesë e ndeshjes së parë të skuadrës turke në fazën përgatitore.

Muriqi pritet të aktivizohet për rreth 15-20 minuta, me synimin që gradualisht të rikthehet në ritmin e plotë të ndeshjeve pas lëndimit.

Fenerbahçe vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa rikthimi i 31-vjeçarit konsiderohet një lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

Ndeshja e ardhshme e Fenerbahçes në fazën përgatitore është ndaj skuadrës polake Pogon Szczecin, më 11 korrik, ku pritet edhe rikthimi gradual i Vedat Muriqit në aksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark