Insajderi
Insporti

Lajm i mirë për Spanjën, Yamal pritet të jetë gati për finalen ndaj Messit

Insajderi
16 July 2026 - 23:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajm i mirë për Spanjën, Yamal pritet të jetë gati për finalen ndaj Messit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spanja ka marrë një lajm inkurajues vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Ylli i ri i “La Rojas”, Lamine Yamal, nuk u stërvit sot me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të një shqetësimi muskulor. Sulmuesi 19-vjeçar u pa gjithashtu me një fashë në kofshë, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike.

Megjithatë, sipas Marca, nuk ekziston rreziku që Yamal ta humbasë finalen e madhe.

Plani i stafit teknik spanjoll është që ai të jetë titullar të dielën në “MetLife Stadium” të New Yorkut, ku do të zhvillohet përballja e shumëpritur mes Spanjës dhe Argjentinës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, bota e futbollit do të shohë një duel të veçantë mes legjendës Lionel Messi dhe talentit që konsiderohet si një nga pasardhësit më të denjë të tij, Lamine Yamal.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark