Insajderi
Insporti

Lajme të këqija për Real Madridin- Lëndohet super-ylli, rrezikon ta humbë ‘El Clasico’-n

Insajderi
27 April 2026 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lajme të këqija për Real Madridin- Lëndohet super-ylli, rrezikon ta humbë ‘El Clasico’-n
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kylian Mbappe ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zyrtarisht klubi i tij, Real Madrid.

Sipas komunikatës së klubit spanjoll, sulmuesi francez është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin semitendinosus, problem që mund ta mbajë larg fushave për një periudhë të caktuar kohe, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

“Rikuperimi i tij do të monitorohet”, thuhet në deklaratën e klubit madrilen, pa dhënë një afat të saktë për kthimin e lojtarit.

Madrilenët pas dy javësh do të përballen me Barcelonën në “Spotify Camp Nou”, teksa nuk dihet nëse Mbappe do të luajë në këtë super-përballje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark