×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet i akuzuari i skandalit 1 milionësh, pohon se është bamirës

    Insajderi
    04 July 2020 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një ditë më parë emri i Haki Abazit bëri bujë në media si i dyshuar për përfshirjen në skandalin 1 milionë eurosh, ku raportohej se kishte ndihmuar në blerjen e pronës për OJQ-në “Shtëpia e Shoqërisë Civile”.

    Abazi kishte arritur të thithte një donacion prej 1 milion eurosh nga Rockfeller Brothers Found, me seli në New York.

    Ndonëse gjatë ditës së djeshme nuk tha as edhe një fjalë në lidhje me skandali sonte ‘theu’ heshtjen duke pohuar se është bamirës.

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti përmes profilit të tij në Facebook, ka përmendur rastin e ndërtimit të bibliotekës së qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”, ku ai thekson se ka kontribuar.

    Madje, ai shprehet se “kurrë nuk do të ndalet që të bëjë çdo gjë për publiken, civilen dhe hapësirën ku sipas tij mendohet në mënyrë të pavarur.

    “Kur e kam bërë këtë bibliotekë duke e kthyer nga gërmadhat në vendin e dijës edhe këtu kam fituar bashkë. Kjo është pasuria që gjithmonë kam në mendje. Kontributi për pasurinë publike dhe kurrë nuk do të ndalem që të bëjë çdo gjë për publiken, civilen dhe hapësirën ku mendohet në mënyrë të pavarur dhe të shëndoshë. Bashkë do e bëjmë!”, ka shkruar Abazi, përcjell Insajderi.

    Abazi së bashku me Jeta Xharrën dhe Dajana Berishën, të shtunën morën pjesë në seancën dëgjimore të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me caktimin e masës së sigurisë ku Astrit Istrefi, Burim Ejupi e Visar Azemi, kanë paditur dy të parat.

    Ai në cilësinë e Koordinatorit të Fondacionit “Shtëpia e Shoqërisë Civile”, fondacion për të cilin dyshohen Xharra e Berisha, mori pjesë e seancë dhe gjithashtu emri i tij është përmendur në dosjen e padisë si drejtues i Fondacionit Rockerfeller Brothers Fund për Ballkanin Perëndimor.

    Rasti i skandalit 1 milionë euro nuk është i parë në të cilën është përfshirë Haki Abazi.

    Ish-zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti punoi kundërligjshëm edhe në raste tjera. Ai njihet edhe për aferën e financimit të kundërligjshëm nga Partisë FER (Fryma e Re). Organizata “Çohu” vite më parë kishte dorëzuar kallëzimin penal ku thuhej se me urdhër të Abazit, FER-it i janë dhënë fonde nga OJQ FIQ./Insajderi.org

    Lexo edhe:

    Haki Abazi nuk e thotë asnjë fjalë për skandalin 1 milionësh ku është i përfshirë

    DOKUMENT: Haki Abazi ishte denoncuar edhe një herë për keqpërdorim fondesh

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark