LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi për vizat, ky është rezultati i grupit të punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi për vizat, ky është rezultati i grupit të punës

    Insajderi
    13 October 2022 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenca çeke e Bashkimit Europian bën të ditur përmes një deklarate për shtyp, se grupi i punës për vizat në Këshillin e Bashkimit Europian zhvilloi diskutimin e parë mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Sipas kësaj deklarate, Komisioni Evropian prezantoi përditësimin e tij lidhur me raportin teknik për këtë temë, i cili rikonfirmon se Kosova vazhdon të përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave.

    Lexo edhe:

    Sipas presidencës çeke, grupi i punës së Këshillit të Bashkimit Europian përshëndeti gjerësisht rihapjen e diskutimit mbi këtë temë dhe në përgjithësi mbështeti procesin e liberalizimit të vizave.

    Por presidenca çeke bën të qartë, se për të përparuar në këtë kuadër, do të jetë e nevojshme për të sqaruar një sërë temash të lidhura me liberalizimin e vizave dhe për të vazhduar diskutimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark