Grupi famëkeq “Albkings” sërish është hapur. Përkundër që gjatë ditës së djeshme u njoftua se 7 persona janë arrestuar dhe kishte arritur të mbyllej ky grup, në të cilin po shpërndahen materiale diskredituese të vajzave e grave, shkruan Insajderi.
Numri i këtij grupi ka shkuar afro 25 mijë anëtarë.
“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestojmë shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, theksoi prokurorja e rastit.
Derisa kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi, theksoi se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.