×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga hulumtimi i Insajderit te mbyllja dhe arrestimi i shtatë personave – Historia e grupit famëkeq “Albkings”

    Insajderi
    30 May 2024 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore sot ka njoftuar se i kanë arrestuar shtatë persona dhe e kanë mbyllur grupin famëkeq të njohur si “Albkings”. Gazeta Insajderi kishte raportuar fillimisht në janar të këtij viti se si ky grup denigronte me të madhe gra dhe vajza të reja. Të njëjtit funksiononin në rrjetin e njohur Telegram ku shpërndanin numra telefoni, adresa vendbanimi,fotografi e video të ndryshme eksplicite.

    Më 18 prill të këtij viti, policia kishte arresuar njërin nga adminët e grupit “Albkings”, Edin Nevzati. Lajmin e kishte bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë. Nevzati i cili ende ndodhet në paraburgim akuzohet për veprën penale “Vjedhja e identiteti dhe kredencialeve”.

    Pas arrestimit të tij reagoi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke e quajtur grupin “më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë”.

    Si funksiononte “Albkings”?

    “Albkings”, është emri i këtij grupi, i cili ishte aktiv që nga janari i 2023-ës. Numëronte afro 100 mijë anëtarë. Mesazhet brenda një 24 orësh ishin të shumta, qindra-mijëra. Pjesëmarrësit e këtij grupi edhe shtantazhonin.

    Mënyra se si funksiononte grupi ishte tejet e ulët.

    Fillimisht publikohej një fotografi e një gruaje apo vajze, të tjerët me radhe pastaj shkruanin komente prej më të ndryshmeve. Pas fotos, iu publikoheshin të dhënat si emri e mbiemri, numri kontaktues, llogaria në Facebook apo Instagram, tutje edhe i vendosin çmimin “200-500 euro për një natë”, ndërkohë një tjetër shkruante “kjo është kurv* ta jep pa pare”, “m’doket so e Kosovës hiç” – e të tilla komente, me qëllimin e vetëm denigrimin/prishjen e reputacionit të këtyre grave/vajzave.

    Përveç fotografive, publikoheshin edhe video, ku shiheshin duke kryer akte seksuale, teksa tutje vazhdonin komentet linçuese, bullizuese e degraduese.

    Në një rast është parë një video tejet e rëndë, një grua më në moshë teksa shihet duke kryer akte seksuale me një fëmijë.  

    Rastet e tilla, të shantazhit, të kërcënimit me publikim të fotografive intime shpesh kanë ditur të përfundojnë me fatalitet. I tillë është rasti i fundit që ndodhi, në fillim të vitit në Shqipëri përkatësisht në Durrës, një grua vrau veten si pasojë e bullizmit.

    41 vjeçarja kreu vetëvrasje si pasojë e hapjes së një profili denigrues në TikTok, ajo ishte nënë e katër fëmijëve. Viktima përdori një helm të rrezikshëm për t’i dhënë fund jetës, fotoksinë.

    E ndjera, sipas raportimeve ka qenë nën trysninë e opinionit publik, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve, pasi fotoja e saj në Tik-Tok shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30.000 shikime.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark