×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmi i mirë: Nga tërmeti në Maqedoni nuk raportohet për dëme

    Insajderi
    11 November 2020 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas tërmetit të mëngjesit me intensitet prej 5.0 ballë i cili dridhi vendin, në Qendrën për menaxhim me kriza janë paraqitur vetëm 3 qytetarë.

    Operatori kujdestar pranë Qendrës për menaxhim e kriza thonë se edhe ata qytetarë që janë lajmëruar nuk kanë paraqitur dëme që mund të jenë shkaktuar nga tërmeti, por vetëm kanë kërkuar informacione, nëse ka pasur termet, ku ka qenë epiqendra dhe sa ka qenë shkalla e tërmetit.

    Pas tërmetit ka pasur edhe ndërprerje të linjës telefonike, të internetit për më shumë se 10 minuta.

    Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut u dridh nga një tërmet me intensitet 5.5 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit është në fshatin Leunovo të Mavrovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark