Insajderi
Biznes

Land Rover ka bërë të ditur çmimin që do të ketë Defender i ri

Insajderi
20 November 2019 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mësohen çmimet, që do kenë versionet e modelit Defender

Në muajin shtator, Land Rover e ka shpalosur Defender të ri, në Frankfurt Auto Show, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë që i përket gjeneratës së dytë, vazhdon ta ketë formën katrore, vetëm se ka nivel më të madh të teknologjisë dhe është më i fuqishëm.

Se sa do të kushtojë, deri më tani ishte mister, ndërsa Land Rover, derisa Land Rover ka bërë të ditur tani që LA Auto Show është gati të fillojë.

Pagesa fillestare për këtë makinë fillon nga 45 mijë euro, kur të lansohet gjatë vitit që vjen, derisa për pakon e plotë duhet paguar 58,800 euro.

Versioni bazë e ka motorin me 2.0 litra që prodhon 296 kuaj fuqi, derisa opsioni hibrid me 3.0 litra dhe motorin 48-volt, mundëson të prodhojë 395 kuaj fuqi.

Këtë makinë për të gjitha terrenet, do ta shohim në filmin e ri të James Bond, duke treguar shkathtësitë nëpër disa skena aksion.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark