Insajderi
Insporti

Lanika Rexhepi nga Prishtina shkruan histori për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë

Insajderi
08 February 2026 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Lanika Rexhepi nga Prishtina shkruan histori për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lanika Rexhepi, karateiste kadete nga Prishtina, ka shënuar një arritje historike duke përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë, ku fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg.

Gjatë kampionatit, Lanika zhvilloi pesë ndeshje shumë të forta, duke regjistruar katër fitore bindëse dhe duke u ndalur vetëm në finale, e cila u vendos për një pikë të vetme.

Rezultatet e saj ishin:

– Mali i Zi 8–0

– Gjeorgjia 8–0

– Franca 6–1

– Italia 3–0

– Finalja me Portugalinë 0–1

Kjo medalje është medalja e parë evropiane për vajzat për Federatën Shqiptare të Karatesë, duke e bërë këtë sukses një moment historik për sportin shqiptar.

Edhe pse nga Kosova , Lanika Rexhepi përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të plotë, duke mbrojtur flamurin kuq e zi me zemër, disiplinë dhe shpirt luftarak në çdo ndeshje.

Familja dhe stafi teknik shprehin krenari të madhe për këtë arritje dhe besojnë se ky sukses është vetëm fillimi i një rruge të gjatë për Laniken dhe karatenë shqiptare


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark