Sportistja e re kosovare, Lanika Rexhepi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë Cadet Female Kumite +61 kg në garën prestigjioze “Karate 1 Youth League”, që po mbahet në Jesolo–Venecia të Italisë nga 4 deri më 7 dhjetor.
Me pesë fitore dhe vetëm një humbje, ajo fitoi të drejtën të luftojë për medaljen e bronztë kundër sportistes serbe. Në një ndeshje të fortë dhe plot emocione, Lanika triumfoi me rezultat 6:5, duke siguruar vendin e tretë.
Gjithashtu kryetrajneri Asdren Myrtaj dhe Jetmir Rexhepi, u shpreh shumë i kënaqur me paraqitjen e Lanikës, duke vlerësuar disiplinën dhe përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm.
Ky sukses e konfirmon Lanikën si një prej talenteve më premtuese në arenën ndërkombëtare.


