Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka lansuar platformën online për raportimin e korrupsionit.
Kjo platformë do të shfrytëzojë masat e teknologjisë për parandalim të korrupsionit.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj tha se ky është një hap i rëndësishëm, i cili sipas tij tregon që teknologjia mund të vihet para sundimit të ligjit dhe parandalimit të korrupsionit.
Ndërsa, kryetari i Komisionit Parlamentar Mbikëqyrës i APK, Adnan Rrustemi shtoi se çdo raportim i korrupsionit në këtë platformë është një hap drejt një shoqërie më të drejtë, raporton KP.
Gjithashtu, Zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i UNDP ne Kosovë, Dudley Tarlton u shpreh se UNDP ka mbështetur APK-në në mënyrë qe të heq rreziqet në lansim të kësaj platforme.
Në fund, u prezantua edhe aplikacioni për raportimin e korrupsionit.