×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Laptopit të vitit 1989 i duhen miliona vite për të fituar një dollar nga mihja e bitcoinit

    Insajderi
    18 January 2022 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.


    Një person ruajti laptopin e tij Toshiba 73200SX të vitit 1989 dhe vendosi që pas 33 viteve ta përdorte për qëllim të mihjes së bitcoinit.

    Bazuar në vlerat aktuale si dhe në fuqinë e mihjeve, një laptop Toshiba T3200SX do t’i duheshin rreth 584 milionë vjet për të fituar një dollar nga mihja e bitcoinit.

    Sigurisht, qëllimi i këtij eksperimenti nuk është të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur nga mihja, por të tregojë se mihja është i mundur në një numër të madh pajisjesh.

    “Shumë pajisje mund të përdoren për nxjerrjen e bitcoin, nga kartat ASIC ose GPU e deri te kompjuterët Raspberry Pi. Pse të mos provoni diçka që është shumë ekzotike? Si një laptop 33-vjeçar. Pse? Sepse ne mund ta bëjmë këtë”, tha Dimitri Eliusev, krijuesi i këtij eksperimenti.

    Elius e quan veten një shkencëtar entuziast. Ai shpjegon se mënyra më e mirë për të studiuar çdo teknologji është ta provoni atë. Edhe kur vetë projekti nuk është praktik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark