Insajderi
Botë

Largimi i Britanisë nga BE nxitë një dekadë paqartësie ekonomike

Insajderi
29 February 2016 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Industria e veturave, bujqësia, shërbimet financiare dhe jeta e milionave britanezëve do të ndikohet në rast se Britania e Madhe vendos të largohet nga BE, thotë raporti i parë zyrtar i qeverisë.

Sipas analizës së qeverisë, një dekadë e paqartësisë do të prekte “tregun financiar, investimet dhe vlerën e funtes angleze.”

Po ashtu, nënvizon se e drejta e rreth 2 milion britanezëve për të punuar në BE dhe për të pasur qasje në pensionet dhe shërbimet shëndetësore të BE-së nuk do garantohej më.

Kjo analizë është shkruar nga shërbyes civil të kabinetit, dhe është parë së pari nga The Guardian.

“Vota për largim nga BE do të jetë fillimi, dhe jo fundi, i procesit.  Sepse kjo do të na shpie në një dekadë të paqartësie,” thuhet në raport.

Kjo periduhë, sipas raportit, do të nevojitet që Britania të arrijë marrëveshje të reja tregtare me ShBA-të dhe shtetet e tjera. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark