Ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit duket se nuk i bëri përshtypje largimi me dhunë i së miturës nga një lokal, aty ku ajo po kërkonte lëmoshë.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli.
“Bravo Ministër Peci… duhet pasur ndjenjat e MINISTRIT për të mos reaguar përballë një situate ku një vajza e vogël që kërkonte lemoshë u hodh me dhunë nga lokali. Mjerë na!”, shkruan Pacolli.