Largimi i policisë nga ndërtesat e komunave në veri, çfarë u morën vesh Policia, KFOR’i e EULEX’i? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Largimi i policisë nga ndërtesat e komunave në veri, çfarë u morën vesh Policia, KFOR’i e EULEX’i?

    Insajderi
    02 August 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është takuar dje Komandantin e KFOR’it, gjeneral Angelo Michele RISTUCCIA, shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, për vlerësimin e situatës së sigurisë në veri të vendit.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

    “Çështjet të cilat u diskutuan kishin të bëjnë me situatën e sigurisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës përfshirë edhe zhvillimet e fundit në veri të vendit. Në takim u vlerësua me interes të përbashkët bashkëpunimi dhe koordinimi në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive përkatëse, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si qëllim i përbashkët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndryshe, më 10 korrik, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ishin dakorduar për zvogëlimin e menjëhershëm në masën e 25 përqind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri.

    Pjesë e dakordimit ishte edhe që Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, “sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark