Largoni njollat e djersës nga veshjet e bardha me këtë metodë të thjeshtë - Insajderi
×
LifeStyle

Largoni njollat e djersës nga veshjet e bardha me këtë metodë të thjeshtë

Insajderi
30 August 2020 - 15:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shpeshherë këto lloj njollash janë të pamundura të hiqen, por ka një mënyrë për të ndaluar shkaktimin e tyre.

Të gjithë e kemi provuar: bluza e bardhë e preferuar, që të rri aq bukur dhe shkon me gjithçka, ka filluar të tregojë ato njollat e pakëndshme nën sqetulla.

Ehh, mundësia e menjëhershme është ta hedhësh në plehra, por është mirë të mos nxitohesh.

Mund t’ia heqësh njollat e verdha të djersës dhe të kesh sërish një bluzë a këmishë të bardhë që duket si e re.

Para se të vazhdoni të ankoheni, po ju themi se ka një zgjidhje dhe nëse doni, mund ta provoni që tani!

Fillimisht, nis me dy përbërës: uthull dhe ujë. Është e thjeshtë.

Përziej dy pjesë të barabarta ujë dhe uthull në një shishe. Përzierjen shpërndaje në të gjithë hapësirën e njollës së verdhë në mënyrë që të eliminohet çdo shenjë e saj.

Lërë të veprojë për rreth 45 minuta deri në një orë. Pas kësaj, laje me ujë të ftohtë.

Do të habiteni nga rezultati dhe nuk do të keni nevojë të përdorni zbutës.

Nëse sheh se njolla akoma nuk është hequr plotësisht para tharjes, atëherë përsëriste edhe një herë tjetër trukun e mësipërm derisa njolla e verdhë të jetë zhdukur plotësisht. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark