Platforma360° është platforma e parë informative dhe promovuese e politikave të gjelbra në Kosovë, e krijuar nga Habitat, në kuadër të shërbimit tranformues e inovativ të gjelbër, Eco360°.
Përmes kësaj platforme do të promovohet Axhenda e Gjelbër Evropiane dhe kthimi i vëmendjes tek kriza klimatike dhe nevoja për një lëvizje që e vë vëmendjen tek ekosistemi dhe mënyrat e të jetuarit shëndetshëm.
Një aspekt kyç i kësaj platforme është fokusi në kultivimin e praktikave të qëndrueshmërisë përmes programeve arsimore të krijuara për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë brenda bizneseve/organizatave dhe komunitetit, duke nxitur një kulturë të kujdestarisë mjedisore.