Lati i OVL – UÇK: Osmani ka dhënë fjalë të mira në takim, tashmë ajo e ka mundësinë të tregojë veten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lati i OVL – UÇK: Osmani ka dhënë fjalë të mira në takim, tashmë ajo e ka mundësinë të tregojë veten

    Insajderi
    18 July 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i OVL – UÇK në Skenderaj, Emin Lati ka deklaruar se ligji i pagave minimale paraqet një mundësi për Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriun për të treguar veten

    Ndonëse nuk ishte pjesë e takimit me Presidenten, Vjosa Osmani, Emin Lati nga Organizata për Veteranët e Luftës ka deklaruar se Osmani kishte dhënë fjalë të mira në takim dhe se cili do jetë veprimi i saj, mbetet të shihet.

    I ftuar në RTV Dukagjini, Lati ka deklaruar se Ligji për pagën minimale paraqet një mundësi për Osmanin për të treguar veten në sytë e popullit.

    “I kishin prit mirë, do fjalë të mira ua kishin dhënë. I mbetet Presidentes të vendosë për të mirën tonë. Iu kishin tregu edhe për ligjet, ku kanë bërë shkelje Parlamenti dhe Qeveria. I kishte premtuar se do t’i shikojë dhe do i realizoj gjërat në favorin tonë. Mbetet të shihet. Shpresojmë që Presidentja ka pak gjak shqiptari, e ka mundësinë të tregojë veten për qytetarët e këtij vendi, për të mirën e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

    Se cila mbetet kërkesa primare e veteranëve, Lati ka deklaruar se ata duan që ligji të kthehet përsëri në Kuvend.

    “Le të kthen edhe njëherë në Kuvend, të shohim edhe njëherë se cila është më e mira e mundshme për kategoritë e dala nga lufta. Kjo që ndodhi, që na larguan nga skema, kanë bërë keq. Kjo nuk është në rregull. Jemi të gatshëm për bashkëpunim, ne kemi luftuar që ky vend të jetë më i mirë”, ka deklaruar ai.

    Ndryshe, Lati ka deklaruar se në seancën e së enjtes do të ketë bllokim të parlamentit nëse miratohet paga minimale.

    “Të enjten ne do dalim, do iu bëjmë thirrje veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve për të mbrojtur interesin tonë, do të bllokojmë parlamentin”, ka deklaruar ai,

    Reklama
    Njëjtë ka deklaruar edhe Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark