Në njërin nga televizionet tona kombëtare, i ftuar është kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj. Duke komentuar kandidatët e tjere për Prishtinën, filozofi Blerim Latifi tha se Daut Haradinaj dallon shumë prej kundërkandidatëve.
‘Nëse analizojmë kandidatët, prej gjithëve Daur Haradinaj dallohet prej të tjerëve. Tre të tjerët nëse i analizojmë nprofilet e tyre e shohim se pak a shumë sillen rreth një modeli të kryetarit aktual. Për mendimin tim ata janë variante të ndryshme të Shpend Ahmetit’, u shpreh ai.
‘Ndersa Daut Haradinaj dihet se është krejtësisht profil tjetër politik që i ka munguar Prishtinës. Ajo që e dallon Dautin prej të tjerëve është gatishmëria për t’u ballafaquar me sfida të mëdha. Mendoj se Prishtina është në gjendje të keqe’
‘Prishtina nuk ka nevojë për një kryetar që duket mirë, por që ka guximin e nevojshëm për t’u ballafaquar me sfidat dhe rreziqet e mëdha në Prishtinë’, shtoi Latifi.