Latifi: Nesër mbledhet kryesia e Kuvendit të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi: Nesër mbledhet kryesia e Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    15 February 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka konfirmuar për Insajderin se mbledhja e kryesisë së Kuvendit do të mbahet nesër në ora 11.

    Sipas Latifit, në këtë mbledhje do të bëhet caktimi i seancës e parë të kuvendit për këtë vit, në të cilën do të shqyrtohen një mori projektligjesh dhe do të bëhet ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të Qeverisë së Kosovës.

    Por, Latifi nuk ka dashur të thotë nëse në këtë mbledhje të kryesisë do të caktohet një seancë ku do të bëhet zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

    “Përveç asaj çfarë ju thash më lart, nuk mund të komentoj asgjë më shumë,” i ka thënë ai Insajderit.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark