Insajderi
Lajme

“Lavdi i qoftë Allahut”, Trumpi thotë se Irani po “humb shumë”

Insajderi
11 April 2026 - 17:03
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Lavdi i qoftë Allahut”, Trumpi thotë se Irani po “humb shumë”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në një postim të gjatë në Truth Social, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka shkruar se Irani po “humb shumë” në konflikt, ndërsa bisedimet në Islamabad nisin.

Trump pretendon se anëtarët e mediave “pëlqejnë të thonë se Irani po ‘fiton’, kur në fakt, të gjithë e dinë se ata po humbin dhe po humbin shumë”, raporton BBC.

Ai më pas vazhdon të përsërisë pretendimet që administrata e tij ka bërë gjatë konfliktit: “Marina e tyre është zhdukur, Forca Ajrore është zhdukur, aparatura e tyre kundërajrore nuk ekziston, radari është i vdekur, fabrikat e tyre të raketave dhe dronëve janë shkatërruar në masë së bashku me vetë raketat dhe dronët dhe, më e rëndësishmja, ‘udhëheqësit’ e tyre afatgjatë nuk janë më me ne, lavdi i qoftë Allahut!”

Pasi i referohet vendosjes së minave detare nga Irani, ai vazhdon duke thënë se ShBA-ja tani ka nisur “pastrimin e Ngushticës së Hormuzit si një favor për vendet në mbarë botën”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark