Ambasadori i Serbisë në Rusi Mirosllav Lazanski ka vlerësuar se marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Moskës i kanë duruar të gjitha testimet dhe se nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit nuk i ka prishë ato, për çka dëshmon ardhja e shefit të diplomacisë ruse Sergei Lavrov.
“Nuk di për ndonjë vend tjetër evropian në të cilin Lavrov ka shkuar dy herë për një vit”, ka thënë Lazanski për gazetën serbe Politika, duke “harruar” të përmend se presidenti rus Putin e anuloi vizitën në Beograd, të cilën pushtetarët serb e paralajmëruan me aq pompozitet.
Lazanski ka theksuar se Rusia e “respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë”, dhe se “nuk iu pengon rruga e Serbisë në BE”, por se nuk do të pajtohen nëse Serbia vendos të hyjë në NATO.
“E di se disa qarqe në Beograd kishin dashur që marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë të kenë ndonjë qarje, mirëpo këtu nuk ka kurrfarë senzacionalizmi”, ka thënë Lazanski dhe ka pretenduar se “askush në Moskë nuk e ka ftuar në bisedë pas takimit të Vuçiqit me presidentin amerikan./Insajderi.org.