LB kërkon që prokuroria të ndjekë mashtruesit e listës së veteranëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LB kërkon që prokuroria të ndjekë mashtruesit e listës së veteranëve

    Insajderi
    01 June 2016 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja për Bashkim ka kërkuar nga prokuroria e shtetit “ndërhyrje të menjëhershme” për të verifikuar listën e veteranëve pasi që komisioni qeveritar doli me shifër zyrtare të numrit të veteranëve që arrin në 46.230.

    LB konsideron se kjo shifër jo vetëm që e komprometon emrin e veteranëve të vërtetë, por në të njëjtën kohë e njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe qëllimet e saj!

    “Në njërën anë, është e pandershme dhe e padrejtë që të dëmtohet e kaluara përmes barazimit të një veterani të vërtetë me një mashtrues ordiner, dhe në anën tjetër, është e papranueshme që kjo padrejtësi të paguhet edhe me të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve, përmes rëndimit të buxhetit të varfër të vendit”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

    Lëvizja për Bashkim njëherit kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për ta verifikuar këtë gjendje, në mënyrë që siç thonë ata “manipuluesit të dalin para drejtësisë, veteranit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe shtetit t’i krijohet mundësia për përkujdesje dinjitoze për veteranët e vërtetë, thuhet në komunikatë.

    Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se numri i veteranëve ka tejkaluar pritshmëritë e Qeverisë së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark