Insajderi
Lajme

LDK arrin marrëveshje edhe me një parti tjetër para zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Insajderi
29 November 2025 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK arrin marrëveshje edhe me një parti tjetër para zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatët e Partisë së Drejtësisë do të përfshihen në listën e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas një njoftimi të PD-së, kjo marrëveshje është miratuar nga Kryesia e partisë, e cila e konsideron këtë format si mënyrën më të përshtatshme për një përfaqësim dinjitoz të vlerave, programit dhe përvojës shtetndërtuese të Partisë së Drejtësisë në këto zgjedhje.

Kjo, siç thuhet, siguron një qasje të përbashkët drejt përgjegjësisë publike dhe një qeverisjeje qendrore cilësore.

“Detajet operative të këtij bashkëpunimi do të finalizohen gjatë ditëve në vijim nga ekipet teknike të të dy subjekteve. Ndërkohë, marrëveshja do të bëhet publike gjatë javës së ardhshme, në një konferencë të përbashkët për media”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark