Insajderi
Lajme

LDK denoncon një vaki të çuditshme në Vushtrri: U shtrua rruga, u harrua kanalizimi

Insajderi
20 April 2025 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
LDK denoncon një vaki të çuditshme në Vushtrri: U shtrua rruga, u harrua kanalizimi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Komunën e Vushtrrisë ku po udhëheq Ferit Idrizi i PDK’së.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri ka reaguar lidhur me një rrugë në fshatin Begaj të kësaj komune, ku në reagim thonë se rruga është asfaltuar pa shtrirjen e kanalizimit, shkruan Insajderi.

SHIH EDHE:

“Rruga për në fshatin Begaj: Fillimisht asfalt, më pas kanalizim! Ky është realiteti absurd i menaxhimit pa vizion nga kryetari Ferit Idrizi, ku asfaltohet rruga, por harrohet kanalizimi!

Punimet që duhej të zgjasnin disa muaj, janë zvarritur për më shumë se 3 vjet, duke dëshmuar paaftësinë totale për të menaxhuar projektet e infrastrukturës bazike”, thuhet në reagim. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark