LDK dhe PDK çudisin ambasadorin e Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK dhe PDK çudisin ambasadorin e Shqipërisë

    Insajderi
    01 June 2016 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është shprehur të jetë i befasuar me debatin e partive politikë në Kosovë, për vendin që duhet t’i ndahet Ambasadës së Shqipërisë për rezidencë.

    “Jam i befasuar me çështjen e pronës së Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Nuk e besoj se kjo do të jetë temë takimi në mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që do të mbahet me 3 qershor”, ka thënë Minxhozi në emisionin Zona B në Klan Kosova.

    Sipas tij, vendi ku do të ndërtohet Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka fare pak rëndësi, dhe se kryeministrat në mbledhjen e qeverive duhet të diskutojnë për të arriturat që kanë pasur gjatë këtij viti.

    Kuvendi Komunal i Prishtinës të martën nuk ka arritur që ta miratojë pronën ku do të ndërtohej Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës bojkotuan seancën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark