×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Djegia e veturës është akt kriminal me prapavijë politike

    Insajderi
    07 March 2016 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas djegies së veturës së tyre që ndodhej  afër banesës ku jeton shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri.

    LDK e quan këtë akti si kriminal dhe me prapavijë politike që synon zhytjen e vendit në kaos dhe anarki

    “Ky veprim i ulët kriminal, është sulm i drejtuar kundër institucioneve, përfaqësuesve legjitimë dhe kundër funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës. I ndodhur në vazhdën e sulmeve kriminale që kanë ndodhur së fundi brenda dhe  jashtë institucioneve, edhe ky akt ka për synim zhytjen e vendit në kaos dhe anarki për përfitime politike të subjekteve të caktuara me agjenda të qarta antiperëndimore,” thuhet në reagimin e LDK-së.

    “[LDK]fton partitë politike që muajt e fundit kanë futur në jetën politike gjuhën e molotovëve dhe të gazrave helmuese e veprimet e tjera të dhunshme, që të braktisin këtë rrugë të neveritshme, e cila cenon interesat madhore të qytetarëve dhe themelet e Republikës së Kosovës.”

    Në reagim thuhet se vetura ka qenë e Ismet Beqirit, ndërsa në një pronconim për Insajderin, Beqiri ka thënë se vetura është prone e partisë së tij.

    Sot në orët e hershme të mëngjesit, një veturë që sipas Ismet Beqirit është pronë e LDK-së është djegur afër banesës ku ai jeton.  Beqiri ka thënë se vetura e tij është djegur me koktej molotovi.

    Kjo është vetura e tretë që digjet pas familjes së ministrit Memli Krasniqi, zëvendësministrit, Bajram Gecaj dhe është tentuar ti digjet, shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark