Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal nga koalicioni që ka pasur me Aleancën Kosovare e Re në Mitrovicë.
Lajmin për prishjen e koalicionit e ka konfirmuar deputeti i LDK-së që vjen nga Komuna e Mitrovicës, Sadri Ferati.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje, duke thënë se nesër në mëngjes dega e LDK-së në Mitrovicë do të jetë detajet e arsyes së prishjes së koalicionit.
“Po është e vërtet që LDK ka dal nga koalicioni me AKR-në dhe nesër do të jep më shumë detaje në një konferencë për media kryetari i degës”, ka thënë Ferati për lajmi.net
Ndryshe arsye e prishjes së koalicionit mund të jetë shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Pajazit Hajzeri, pasi ky i fundit e kishte favorizuar gruan e tij në një punësim.
Pasi kishin raportuar mediat, kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja Agim Bahtiri e kishte shkarkuar Hajzerin./