×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Haradinaj, njeriu i fundit që mund të shes moral për korrupsion

    Insajderi
    19 March 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Ramush Haradinajt i cili tha se Isa Mustafa e ka shndërruar Kosovën në poligon të krimit e korrupsionit.

    LDK ka kërkuar nga Haradinaj që të tërhiqet nga shpifjet dhe akuzat, pasi siç thotë LDK, ai është njeriu i fundit që mund t’i shes moral Kosovës.

    “LDK-ja i bën të qartë zotit Haradinaj se ai është njeriu i fundit që mund t’i shes moral në këto aspekte kujtdo në Kosovë, e aq më pak LDK-së”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    LDK po ashtu kërkon nga kreu i AAK-së që të sqarojë prejardhjen e të ardhurave të tij të mëdha.

    “Paraprakisht, zoti Haradinaj duhet të sqaroj prejardhjen e pasurisë së tij marramendëse, apo së paku aferën e fundit të privatizimit të qindra hektarëve tokë nëpër Kosovë”, shkruhet në komunikatën e lëshuar për medie nga LDK.

    Partia ku Mustafa është lider i ka bërë thirrje Haradinajt që të tërhiqet nga shpifjet dhe akuzat, “gjuhë të cilën siç duket e ka mësuar së fundi gjatë partneritetit me grupet radikale të majta në kuadër të ‘koalicionit të molotoVëVe”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark